“Koalicionet kanë përparësitë dhe mangësitë e veta”, Shqipe Pantina: Përparësi është se partive të vogla u sigurohet mbijetesa
Komentatroja politike, Shqipe Pantina në “Adresa” koemntoi kolaicionet e mundshme të partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Pantina tregoi se cilat janë përparësitë dhe mangësitë e kolacionove që i bëjnë partitë. Ajo tha se mangësi e sheh faktin që partitë politike po ndërhyjnë në na ndarjen ideologjike të partive, si parti e majtë dhe


Komentatroja politike, Shqipe Pantina në “Adresa” koemntoi kolaicionet e mundshme të partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pantina tregoi se cilat janë përparësitë dhe mangësitë e kolacionove që i bëjnë partitë. Ajo tha se mangësi e sheh faktin që partitë politike po ndërhyjnë në na ndarjen ideologjike të partive, si parti e majtë dhe e djathë.
Ajo tha se kemi parë shumë raste të kundërta, ku partitë e majta flasin për çështje që u takon partive të djathta, dhe e kundërta, ku partitë e djathta flasin për çështje që u takojnë partive të majta.
“Koalicionet kanë edhe mangësi. Mangësia që e shoh unë është fakti që edhe pse pati fillu një ndarje në baza ideologjike të partive, këto koalicionet mandej sikur po ndërhyjnë në ato ndarje ideologjike. Ani pse tash jo vetëm tek ne por në përgjithësi nuk ka ndarje si në të kaluarën aq shumë, të majtë dhe të djathtë. Ne kemi ndëgju shumë shpesh parti të djathta që flasin për çështje që më shumë i takojnë të majtës, ose parti të majta që janë ma nacionaliste, ma të djathta sesa vetë partitë e djathta. Kështu që edhe ajo vija sikur është shkri nga pak. Përparsitë janë se disa subjekte të vogla në një farë mënyre ju sigurohet mbijetesa. Pragu zgjedhor prej 5% e pat vështirësuar qenien politike të disa subjekteve politike, shembulli i Nismës është njëri prej tyre. Bashkangjitja me një tjetër subjekt më të madh në koalicion, i bën këto parti të mbijetojnë”, shtoi tutje Pantina./Gazeta10

