Konjufca: Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj aleatëve SHBA-së dhe shteteve evropiane

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka uruar Ditën e Pavarësisë. Konjufca tha se pavarësia u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar. “Lufta për çlirim, liri e pavarësi ka në themel gjakun e dëshmorëve të rënë ndër breza.” Ai po ashtu tha se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj

Konjufca: Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj aleatëve SHBA-së dhe shteteve evropiane

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka uruar Ditën e Pavarësisë.

Konjufca tha se pavarësia u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar.

“Lufta për çlirim, liri e pavarësi ka në themel gjakun e dëshmorëve të rënë ndër breza.”

Ai po ashtu tha se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane “që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran.”

“Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë. Prandaj sot në këtë ditë feste e gëzimi, reflektojmë mbi këtë histori lirie e dinjiteti, të përkushtuar në rrugën tonë për sovranitet, demokraci e integrim në botën euro-atlantike. Rroftë Republika e Kosovës. Gëzuar!”