“Kosova mbijeton falë remitancave, ne eksportojmë të rinjtë në Evropë”, Bajrami me kritika ndaj Kurtit

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar gjendjen aktuale ekonomike në vend. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami drejtoi kritika të ashpra në adresë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për këtë situatë. Ajo ka kundërshtuar siç e quajti tregim të qeverisë Kurti për “progresin” në

“Kosova mbijeton falë remitancave, ne eksportojmë të rinjtë në Evropë”, Bajrami me kritika ndaj Kurtit
“Kosova mbijeton falë remitancave, ne eksportojmë të rinjtë në Evropë”, Bajrami me kritika ndaj Kurtit

“Kosova mbijeton falë remitancave, ne eksportojmë të rinjtë në Evropë”, Bajrami me kritika ndaj Kurtit

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar gjendjen aktuale ekonomike në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami drejtoi kritika të ashpra në adresë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për këtë situatë.

Ajo ka kundërshtuar siç e quajti tregim të qeverisë Kurti për “progresin” në këtë fushë.

“Ekonomia e Kurtit vs realiteti ekonomik. Kosova mbijeton falë remitancave, ne “eksportojmë të rinjtë në Evropë”, ata me pagat e tyre financojnë konsumin e familjeve në Kosovë.

“Ky është tregimi, ky është realiteti pas të dhënave faktike statistikore:Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për janar-shtator 2025 është mbi 5.4 miliardë euro – po thellohet”.

“Deficiti tregtar në shtator të vitit 2025 është rritur për 21.2% në krahasim me shtatorin e vitit 2024. Gjatë shtatorit të këtij viti Kosova ka eksportuar 85.8 milionë euro mallëra, ndërsa ka importuar 606.2 milionë euro. Derisa në vitin 2022 eksporti mbulonte importin me 17.7%, janar-shtator 2025 shkalla e mbulueshmërisë së importit me eksport ka rënë në 13.04%. Ky është ”progresi” i Qeverisë Kurti. Agjencia e Statistikave të Kosovës funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës”, shkruan deputetja e LDK-s.