Kosova ngushton epërsinë ndaj Austrisë, Zhegrova shënon nga penalltia

Kosova ngushton epërsinë ndaj Austrisë, Zhegrova shënon nga penalltia

Kosova ka ngushtuar epërsinë e Austrisë në 3–1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ernst Happel” në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në minutën e 83-të, “Dardanët” fituan një penallti, ndërsa Edon Zhegrova u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e parë të Kosovës në këtë takim.

Austria e kishte mbyllur pjesën e parë me epërsi 2–0, pas golave të Affengruber në minutën e 22-të dhe Adamu në 45+2.

Në minutën e 60-të, Chukwuemeka shënoi edhe golin e tretë për Austrinë.

Kosova pati disa ndryshime gjatë pjesës së dytë. Në minutën e 47-të u inkuadruan Valmir Matoshi, Milot Avdyli dhe Edon Zhegrova, ndërsa në minutën e 79-të Fisnik Asllani zëvendësoi Vedat Muriqin.

Në minutën e 62-të, portieri Aro Muric u detyrua të largohej për shkak të lëndimit, duke ia lënë vendin Amir Saipit.

The post Kosova ngushton epërsinë ndaj Austrisë, Zhegrova shënon nga penalltia appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.