Kosova dhe Shqipëria në garë për Lutfi Dalipin, Zvicra rrezikon ta humbasë talentin e ri

Kosova dhe Shqipëria në garë për Lutfi Dalipin, Zvicra rrezikon ta humbasë talentin e ri

Kosova dhe Shqipëria janë vënë në garë për ta bindur talentin e ri Lutfi Dalipi që t’i përfaqësojë në arenën ndërkombëtare, ndërsa Zvicra rrezikon të mbetet pa shërbimet e futbollistit që po spikat në futbollin zviceran, transmeton albinfo.ch. 

Referuar gazetës zvicerane “Blick”, të dyja kombëtaret shqiptare e kanë ftuar Dalipin gjatë muajit shtator, në përpjekje për ta afruar me ekipet e tyre përfaqësuese.

Futbollisti 20-vjeçar po kalon një sezon të mirë me Vaduzin, ku deri më tani ka realizuar katër gola dhe ka dhënë nëntë asistime, statistika që kanë shtuar interesimin për të ardhmen e tij ndërkombëtare.

Dalipi ka të drejtë të luajë për katër përfaqësuese: Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën ose Portugalinë.

Megjithatë, vendimi përfundimtar për kombëtaren që do ta përfaqësojë pritet të merret pas Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027./Albinfo.ch

The post Kosova dhe Shqipëria në garë për Lutfi Dalipin, Zvicra rrezikon ta humbasë talentin e ri appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.