Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”

Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”

Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.

Rangnick gjatë një konference për shtyp ka folur për disa zëvendësime në ekip si dhe për pikat e forta që ka ekipi i Kosovës.

Kombëtarja e Austrisë e ka nisur me fitore ndeshjet e Ligës së Kombeve. Të enjten, Austria arriti një fitore 3-1 kundër Izraelit. Pas kësaj fitoreje vendimtare, ekipi i kombëtares austriake synon të vazhdojë serinë e fitoreve edhe të dielën mbrëma kundër Kosovës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Ernst Happel të Vjenës, ku tashmë janë shitur të gjitha biletat. Austria në këtë ndeshje do të luan kundër ish-trajnerit të kombëtares austriake, Franco Foda i cili me sukses drejton ekipin e Kosovës, transmeton albinfo.at.

E vlerëson ekipin e “Dardanëve”

“Ata janë shumë të mirë, pres që ndeshja të jetë më e vështirë sesa kundër Izraelit. Ndeshja e tyre kundër Irlandës (1-0) mund të kishte përfunduar me një rezultat më të madh”, analizoi përzgjedhësi i kombëtares austriake, Rangnick.

“Ata janë shumë të disiplinuar dhe kompaktë taktikisht, do të kërkojnë shumë nga ne. Ata kanë pak boshllëqe”, vazhdoi trajneri, por në të njëjtën kohë përshkroi planin e lojës: “Ne duam ta kthejmë ndeshjen në favorin tonë. Dhe pastaj pozicioni fillestar për dy ndeshjet jashtë fushe do të jetë vërtet i mirë.”, ka thënë gjermani Rangnick.

Kombëtarja austriake me shumë gjasë në këtë ndeshje do të luan pa kapitenin e saj, Michael Gregoritsch. Në ndeshjen ndaj Izraelit, ai e përdredhi kyçin e këmbës megjithëse nuk është lënduar rëndë, fillimisht do të jetë vetëm në stol. “Duhet të presim dhe të shohim sot dhe nesër. Asgjë nuk është thyer, por do ta marrim vendimin nesër”, tha Rangnick.

Prandaj, Xaver Schlager do të fillojë me shiritin e kapitenit. Trajenri austriak ka theksuar se do të bëj edhe një zëvendësim me portierin, Alexander Schlager, por nuk ka treguar se cili portier do të jetë në portë dhe as me çfarë formacioni do të luaj kundër Kosovës: “Nuk do t’i hedhim të gjitha letrat në tavolinë”, ka theksuar duke qeshur 68-vjeçari.

The post Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.