Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon

Burri ka sulmuar një grua 36-vjeçare kosovare (që dyshohet se është gruaja e tij) dhe një afgan 31-vjeçar. Është plagosur edhe një vajzë 14 vjeçare The post Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon appeared first on Albinfo.

Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon

Tre persona janë plagosur në një krim të dhunshëm në Wetzikon (ZH) mëngjesin e së premtes. Është arrestuar autori i dyshuar, një 39-vjeçar kosovar, transmeton albinfo.ch

Burri ka sulmuar një grua 36-vjeçare kosovare dhe një afgan 31-vjeçar në një banesë rreth orës 09:30, njoftoi policia kantonale e Cyrihut të premten pasdite. Të dy kanë pësuar plagë të mesme deri të rënda, shkruan polizei-schweiz.ch.

Një 14-vjeçare, e cila ndodhej gjithashtu në banesë, ka pësuar lëndime të lehta. Të gjithë të plagosurit u desh të dërgoheshin në spital. Autori i dyshuar fillimisht arriti të arratisej, por u arrestua në Cyrih në mesditë.

Policia nuk ka bërë të ditur pse ka ndodhur krimi, çfarë raporti ka pasur autori me viktimën dhe si janë plagosur personat, përcjell albinfo.ch. Hetimi është në vazhdim.

Megjithatë, disa media (si Nau.ch, 20 minuten etj.) thonë se nga zyra për media e Kapo Cyrihut, kanë marrë informatën se një nga viktimat është gruaja e autorit

The post Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon appeared first on Albinfo.