KPK mban mbledhje: Miratohet raporti i Komisionit për Administrimin e Prokurorive
Këshilli i Prokurorial i Kosovës e ka mbajtur sot takimine 262-të, të udhëhequr nga kryesuesi Ardian Hajdaraj. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë marrë shtatë vendime. Vendimet që janë marrë janë si më poshtë: Refuzoi themelimin e Panelit hetimor AD.nr.01/2025 për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Pejë; Miratoi Raportin

Këshilli i Prokurorial i Kosovës e ka mbajtur sot takimine 262-të, të udhëhequr nga kryesuesi Ardian Hajdaraj.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë marrë shtatë vendime.
Vendimet që janë marrë janë si më poshtë:
Refuzoi themelimin e Panelit hetimor AD.nr.01/2025 për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Pejë; Miratoi Raportin e Komisionit për Administrimin e Prokurorive për trajtimin e rasteve me kryerës të panjohur, me opsionin e tretë dhe ka obliguar Ushtruesin e Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për nxjerrjen e një vendimi të detyrueshëm për zbatimin e këtij raporti; Aprovoi kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe mori vendim për shpalljen e konkursit për avancim të prokurorëve për dy pozita: një (1) në Departamentin për të Mitur dhe një (1) në Departamentin për Krime të Rënda; Diskutoi kërkesën e Koordinatores Nacionale për Zgjedhje dhe mori vendim që e njëjta t’i dërgohet për shqyrtim Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel; Njoftoi për pensionimin e prokurores së Prokurorisë së Apelit, znj. Bedrije Syla – Alshiqi, për të cilën do të dërgojë propozimin në Zyrën e Presidentes për lirim nga detyra me rastin e pensionimit të saj; Miratoi propozimin e Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e znj. Arlinda Nallbani – Gacaferri në detyrën e Zëvendëskryeprokurores së kësaj prokurorie; Miratoi marrëveshjen vullnetare për shkeljen e supozuar disiplinore në rastin AD.nr.6/2024-I.