KQZ: 71.16% e votuesve të regjistruar në diasporë votuan deri në orën 19:00

Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 14 mijë e 463 qytetarë, pa përfshirë Qendrat e Votimit në Washington, Ottawa, Toronto dhe New York. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se mbi 70% e diasporës ka shfrytëzuar të drejtën e votës, duke përfshirë vendet ku tashmë

KQZ: 71.16% e votuesve të regjistruar në diasporë votuan deri në orën 19:00

Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, kanë votuar 14 mijë e 463 qytetarë, pa përfshirë Qendrat e Votimit në Washington, Ottawa, Toronto dhe New York.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se mbi 70% e diasporës ka shfrytëzuar të drejtën e votës, duke përfshirë vendet ku tashmë ka përfunduar votimi dhe të dhënat deri në orën 15:00 sipas kohës në SHBA e Kanada.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e katërt për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

“Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi dhe nga të dhënat që kemi për pjesëmarrjen deri në orën 15:00 në SHBA dhe Kanada, ju njoftojmë se në këtë proces kanë votuar 14 mijë e 463 votues apo 71,16%”, ka thënë ai.

“Ju njoftojmë se deri në orën 19:20 sipas orës lokale në vendin tonë, ka përfunduar votimi për përfaqësitë në 26 përfaqësi diplomatike, të cilat janë të vendosura në 17 shtete të ndryshme. Procesi i votimit është duke vazhduar në 4 përfaqësi të tjera të vendosura në SHBA dhe Kanada dhe pritet të përfundojë në orën 1 pasmesnate sipas orës sonë lokale”, ka thënë ai.

Radoniqi ka thënë se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë vështirësi e problem. Ai ka treguar se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave në përgjithësi, pastaj do të fillojë numërimi i votave të diasporës.

Kreu i KQZ-së ka bërë thirrje për dalje në votim të gjithë qytetarëve nesër më 9 shkurt.