KQZ sqaron se si do të transportohen votat e diasporës në Kosovë

Komisioni qendror i zgjedhjeve në Kosovë, ka sqaruar se si do të transportohen votat nga diaspora në Kosovë. Nga KQZ thonë se kanë siguruar automjetet transportuese që drejtohen nga zyrtarët e saj. “Tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike, do të […] The post KQZ sqaron se si do të transportohen votat e diasporës në Kosovë appeared first on Albinfo.

KQZ sqaron se si do të transportohen votat e diasporës në Kosovë

Komisioni qendror i zgjedhjeve në Kosovë, ka sqaruar se si do të transportohen votat nga diaspora në Kosovë.

Nga KQZ thonë se kanë siguruar automjetet transportuese që drejtohen nga zyrtarët e saj.

“Tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike, do të bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kjo e fundit ka siguruar automjetet transportuese, të cilat do të drejtohen nga zyrtarët e saj.

Deri më tani, në disa raste, KQZ ka tërhequr pakot me fletëvotime, të cilat janë dërguar për të qëndruar përkohësisht në përfaqësi të ndryshme diplomatike, respektivisht në dhomat e tyre të sigurisë, ku vëzhgohen vazhdimisht nga kamerat“, thuhet në njoftim.

 

 

 

The post KQZ sqaron se si do të transportohen votat e diasporës në Kosovë appeared first on Albinfo.