Krasniqi: Falemderit për besimin e 200,000 qytetarëve që na mbështetën në zgjedhje

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se partia ka arritur një rezultat historik me rreth 200 mijë vota. Ai nënvizoi se kjo është një vlerësim për punën dhe përkushtimin e të gjithëve, por theksoi se kjo nuk është

Krasniqi: Falemderit për besimin e 200,000 qytetarëve që na mbështetën në zgjedhje

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se partia ka arritur një rezultat historik me rreth 200 mijë vota. Ai nënvizoi se kjo është një vlerësim për punën dhe përkushtimin e të gjithëve, por theksoi se kjo nuk është maksimumi, dhe se PDK është e gatshme të bëjë më shumë për zhvillimin e Kosovës.

Krasniqi e quajti këtë rezultat një hap të rëndësishëm pas fitores në zgjedhjet lokale dhe shprehu besimin se ky është një hap drejt “rikthimit të madh”. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e një qeverie të përgjegjshme që do të sjellë shpresë dhe besim te qytetarët, duke i bërë thirrje partive që kanë marrë votën e qytetarëve ta përkthejnë atë në veprim konkret për të mirën e Kosovës.

“Kosova ka nevojë për qartësi, stabilitet dhe zhvillim, dhe koha nuk pret për ata që hezitojnë”, shtoi Krasniqi, duke siguruar qytetarët se PDK do të vazhdojë të punojë për një të ardhme më të mirë për vendin.