Krejt çka ndodhi në seancën e sotme
Seanca konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës u ndërpre pas afër dy orë punime, përcjell albinfo.ch. Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerjen e seancës, pasi tha se s’ka shumicë për vijim të saj. Ai njoftoi se “detyrohemi të ndërpresim seancën dhe me letër t’i kërkojmë presidentes se si të […] The post Krejt çka ndodhi në seancën e sotme appeared first on Albinfo.

Seanca konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës u ndërpre pas afër dy orë punime, përcjell albinfo.ch.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi për ndërprerjen e seancës, pasi tha se s’ka shumicë për vijim të saj.
Ai njoftoi se “detyrohemi të ndërpresim seancën dhe me letër t’i kërkojmë presidentes se si të veprojmë në të ardhmen”.
Ndërkohë, deputetët s’arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, atë të miratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Komisioni i përkohshëm para deputetëve paraqiti raportin dhe kërkoi që ai të votohej, me qëllim që të verifikoheshin mandatet 120 deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt, në bazë të listës së certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Vlen zë theksohet se deputetët e LVV-së dhe të Nismës Socialdemokrate kanë votuar për raportin.
Kundër ishin ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
“Pesëdhjetë e dy deputetë kanë votuar për, 46 kundër dhe 11 kanë abstenuar. Në bazë të kësaj, konstatojmë se raporti i Komisionit të përkohshëm nuk kalon”, tha kryesuesi i seancës.
-Partitë opozitare argumentuan se anëtarët e Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – nuk dorëzuan me kohë dorëheqjet e tyre nga postet ekzekutive.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nuk mund ta votojë një raport i cili është në kundërshtim me kushtetutën.
“Kushtetuta e thotë qartë se nuk mund të bëhesh deputet nëse je kryeministër apo ministër”, tha Krasniqi, duke shtuar se deputetët e zgjedhur të LVV-së – që aktualisht janë pjesë e Qeverisë në detyrë – duhet të japin dorëheqje sepse s’mund të mbajnë të dy postet.
“Kjo mund të zgjidhej lehtë nëse ata japin dorëheqje”, tha Krasniqi.
Komisioni i përkohshëm para deputetëve paraqiti raportin dhe kërkoi që ai të votohej, me qëllim që të verifikoheshin mandatet 120 deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt, në bazë të listës së certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Edhe anëtari i Komisionit për verifikim të mandateve, nga LDK-ja, Armend Zemaj, ka thënë se kanë votuar kundër raportit të Komisionit për verifikim të mandateve.
“Për të siguruar siguri kushtetuese që nuk do të ketë shkelje të aktit më të lartë juridik të Kosovës, ne kemi kërkuar dokumentacion shtesë dhe na është paraqitur në komision një letër e drejtuar sot nga kryeministri i Republikës së Kosovës. Letër e cila do të duhej të shpërndahej gjithë qytetarëve të Republikës, poashtu të Komisionit Qëndror Zgjedhor dhe presidentës së vendit në ditën e certifikimit të rezultateve”, tha Zemaj.
“Në nuk besojmë që kryeministri aktual, që tash është në dorëheqje sipas kësaj letre, nuk do ta shkel Kushtetutën dhe nuk do të kthehet në Zyrën e Kryeministrit. Me dhënien e betimit do të përfundojnë të gjitha mandatet”, ka shtuar ai.
Nga ana tjetër, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, kanë dorëzuar dorëheqjen.
Kjo është bërë e ditur përmes një letre të cilën, Kurti i ka drejtuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit. /Albinfo.ch
The post Krejt çka ndodhi në seancën e sotme appeared first on Albinfo.