Krishtlindja ortodokse, Sveçla shkon në konakun e dy familjeve në Shtërpcë

Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar sot në konakun e dy familjeve në Shtërpcë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se është mirëpritur në familjet Illic dhe Filipovic. “Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet

Krishtlindja ortodokse, Sveçla shkon në konakun e dy familjeve në Shtërpcë

Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar sot në konakun e dy familjeve në Shtërpcë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se është mirëpritur në familjet Illic dhe Filipovic.

“Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian. Gëzime paçi në familjet tuaja”, ka shkruar ministri.