Kroacia rrit kontingjentin e ushtarëve në KFOR deri në 200 ushtarë

Kroacia rrit kontingjentin e ushtarëve në KFOR deri në 200 ushtarë

Kroacia planifikon rritjen e kontingjentit ushtarak në KFOR

Kroacia ka njoftuar se do të rrisë numrin e ushtarëve të saj në misionin KFOR të NATO-s në Kosovë, duke synuar një kontingjent prej 200 pjesëtarësh. Kjo njoftim erdhi gjatë samitit të NATO-s në Ankara, sipas raportimeve të mediave kroate.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka deklaruar se Zagrebi po shqyrton mundësinë e rritjes së kontingjentit kroat në Kosovë, duke theksuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet i sigurisë për Kroacinë dhe NATO-n.

“Planifikojmë ta rrisim numrin e ushtarëve kroatë deri në 200, aq sa e lejon vendimi i Parlamentit të Kroacisë”, ka thënë Ivan Anushiq gjatë një konferencë shtypi.

Ai ka shtuar se, edhe pse brenda NATO-s po diskutohet mundësia e zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të trupave në KFOR, Kroacia mbetet e bindur se prania e Aleancës në rajon duhet të mbetet e fortë dhe e qëndrueshme.

“Gjithmonë kam theksuar rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën që NATO të mbetet fuqishëm e pranishëm në këtë rajon”, ka deklaruar Anushiq.

Sipas mediave kroate, ministri ka njoftuar gjithashtu se Kroacia tashmë ka përmbushur një nga objektivat kryesore të NATO-s, duke shpenzuar më shumë se 1.5% të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) për infrastrukturën e sigurisë, ndërsa për mbrojtjen në tërësi shpenzon 2.1% të BPV-së.

Ivan Anushiq ka theksuar gjithashtu se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe se industria kroate e mbrojtjes do të luajë një rol më të madh në zhvillimin e dronëve, në kuadër të programit të ri të NATO-s për mbrojtjen kundër dronëve.

Ai ka njofuar gjithashtu se Kroacia do të marrë pjesë në projektin e përbashkët të NATO-s për transportin ajror ushtarak, duke ritheksoi se Zagrebi po i përmbush të gjitha detyrimet e marrura brenda Aleancës.

Me pak fjalë

Kroacia planifikon të rrisë kontingjentin e saj në misionin KFOR të NATO-s në Kosovë nga numri aktual në 200 ushtarë. Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e Kroacisë në mbështetjen e Ukrainës dhe zhvillimin e teknologjisë së mbrojtjes.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.