Kryebashkiaku i PS paraqitet për herë të dytë në SPAK
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur ditën e sotme për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Bëhet me dije se kryebashkiaku Edison Memolla është marrë i pandehur për korrupsion zgjedhor. Memolla po hetohet nga prokurori Edvin Kondili. Kryebashkiaku është parë në ambientet e SPAK nën shoqërinë e avokatit të tij, ku i […] The post Kryebashkiaku i PS paraqitet për herë të dytë në SPAK appeared first on Newsbomb Albania.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur ditën e sotme për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Bëhet me dije se kryebashkiaku Edison Memolla është marrë i pandehur për korrupsion zgjedhor. Memolla po hetohet nga prokurori Edvin Kondili. Kryebashkiaku është parë në ambientet e SPAK nën shoqërinë e avokatit të tij, ku i është komunikuar edhe akuza.
Për zgjedhjet e pjeshme lokale, dolën përgjimet ku pretendohet se Memolla premtonte t’i paguante faturën e energjisë një qytetareje në këmbim të votës.
Në përgjime doli se Memolla fliste me një elektricist dhe kërkonte që qytetares mos i priteshin ditës, pasi ajo i kishte premtuar se do e votonte, madje premtonte se një muaj nga fatura e dritave do e paguante ai.
Edison Memolla është nipi i kryebashkiakut të ndjerë të kësaj bashkie, Haxhi Memolla. I zgjedhur i socialistëve në zgjedhjet lokale të vitit 2019 ndërroi jetë një vit më pas, nga një infakt në zemër.
Mes trishtimit dhe dhimbjes për ikjen e një bashkëpunëtori dhe një politikani lokal të respektuar, zyrtarët e Partisë Socialiste vendosën që të komandonin në krye të Rrogozhinës nipin e tij, Edison Memollën. Në atë kohë shumë më i ri, ai e drejtoi për dy vite bashkinë si i komanduar.
Më pas në zgjedhjet e 14 majit Memolla arriti sërish të merrte mandatin për të drejtuar Rrogozhinën, por për shkak të rezultatit të ngushtë zgjedhjet u përsëritën, dhe sërish Memolla arriti të rikonfirmohej edhe me një rezultat më bindës.
The post Kryebashkiaku i PS paraqitet për herë të dytë në SPAK appeared first on Newsbomb Albania.