Ndryshime në buxhetin e 2023, ministri Mete: Do të rishpërndahen 46 miliardë lekë

Ministri i Financave Ervin Mete ka bërë me dije vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në një komunikim për mediat ai tha se janë bërë ndyshime në buxhetin e vitit 2023, në të cilin parashikohet një rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 miliardë lekë. “Nëpërmjet këtij akti normativ rishpërndahen […] The post Ndryshime në buxhetin e 2023, ministri Mete: Do të rishpërndahen 46 miliardë lekë appeared first on Newsbomb Albania.

Ndryshime në buxhetin e 2023, ministri Mete: Do të rishpërndahen 46 miliardë lekë

Ministri i Financave Ervin Mete ka bërë me dije vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në një komunikim për mediat ai tha se janë bërë ndyshime në buxhetin e vitit 2023, në të cilin parashikohet një rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 miliardë lekë.

Nëpërmjet këtij akti normativ rishpërndahen rreth 46 miliardë lekë, me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

Kjo bëhet e mundur edhe falë një ecurie pozitive të sektorit energjetik, i cili nuk ka pasur nevojë për mbështetjen buxhetore të parashikuar në fillim të vitit.

Nëpërmjet aktit normativ mbështetet procesi i rindërtimit me afro 12 miliardë lekë, me synim avancimin dhe përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi,” tha Mete.

Në fjalën e tij, ministri theksoi se rreth 890 milionë euro janë shpenzuar deri më tani nga buxheti i shtetit për procesin e rindërtimit dhe për bonusin e qirasë.

Përsa i përket sigurimit të banesave nga tërmetet, Mete tha se kjo faturë nuk do të ishte kaq e rëndë për buxhetin e shtetit.

Sigurimi vullnetar i banesave është në nivele shumë të ulëta dhe në pjesën më të madhe i diktuar nga bankat për kreditë hipotekore. Me mbështetjen e Bankës Botërore, po shqyrtojmë opsionet më të mira për zhvillimin e një programi kombëtar për sigurimin nga tërmetet. Por është e rëndësishme që ky sigurim të jetë me kosto të përballueshme për qytetarët dhe të bazohet në standardet më të mira të menaxhimit të rrezikut”.- tha Mete.

Po ashtu ministri i Financave bëri me dije se do të alokohen rreth 1.8 miliardë lekë për skemën e naftës dhe skemat e mbështetjes së fermerëve, për të cilat Ministria e Bujqësisë do të sigurohet për disbursimin e tyre deri në fund të vitit.

Ai tha se po diskutohet edhe një skemë sigurimi për sektorin bujqësor, që në rast katastrofash natyrore, fermerët të mbrohen nga humbjet financiare.

Sigurimi i bujqësisë mund të ishte një mjet i rëndësishëm i menaxhimit të rrezikut që ndihmon fermerët të mbrohen nga humbjet financiare për shkak të fatkeqësive natyrore dhe kushteve klimatike”.- u shpreh Mete.

Në fjalën e tij ministri Mete bëri me dije se parashikohet edhe një shtesë për fondin e ish-të përndjekurve politikë, me synim përshpejtimin e pagesave për këtë kategori përfituesish.

 

The post Ndryshime në buxhetin e 2023, ministri Mete: Do të rishpërndahen 46 miliardë lekë appeared first on Newsbomb Albania.