Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje
Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Serbisë. Dorëheqja vjen pas protestave që e kanë përfshirë Serbinë që prej nëntorit, kur 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në një stacion hekurudhor në Novi Sad. Ai ka thënë se Serbia gjendet në ndarje të thellë shoqërore që nga ngjarja në Novi-Sad. […] The post Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje appeared first on Albinfo.

Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Serbisë.
Dorëheqja vjen pas protestave që e kanë përfshirë Serbinë që prej nëntorit, kur 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në një stacion hekurudhor në Novi Sad.
Ai ka thënë se Serbia gjendet në ndarje të thellë shoqërore që nga ngjarja në Novi-Sad.
Ai ka deklaruar se pas ngjarjeve të fundit, ku protestuesit po lëndohen nga dhuna, “dorëheqja nga posti i kryeministrit është vendim i parevokueshëm”.
Vuçeviq ka thënë se dorëheqjen ia ka pranuar edhe presidenti Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë më parë kërkoi ristrukturimin e Qeverisë.
Në Serbi, sipas Kushtetutës, kryerparlamentari do ta njoftojë presidentin dhe në seancën e radhës, konstatohet dorëheqja e kryeministrit. Mandati i Qeverisë përfundon në ditën e konfirmimit të dorëheqjes.
Presidenti detyrohet të fillojë procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re, që nëse nuk zgjidhet brenda 30 ditëve nga dorëheqja e kryeministrit paraprak, presidenti detyrohet ta shpërndajë Kuvendin dhe t’i shpallë zgjedhjet e reja.
The post Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje appeared first on Albinfo.