Kryeministri spanjoll njoftoi ndalimin e blerjes së pronave të paluajtshme nga qytetarë jo të BE-së
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez njoftoi se do të propozojë ndalimin e blerjes së apartamenteve në Spanjë nga blerësit jo të Bashkimit Evropian, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të frenuar rritjen e çmimeve të banesave. “Ne do të propozojmë të ndalojmë të huajt, të cilët nuk janë nga BE-ja, dhe të afërmit e tyre, [...]Read More...

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez njoftoi se do të propozojë ndalimin e blerjes së apartamenteve në Spanjë nga blerësit jo të Bashkimit Evropian, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të frenuar rritjen e çmimeve të banesave.
“Ne do të propozojmë të ndalojmë të huajt, të cilët nuk janë nga BE-ja, dhe të afërmit e tyre, të blejnë shtëpi në vendin tonë, sepse ata e bëjnë këtë vetëm për të spekuluar,” tha Sanchez në një tubim politik në Placencia, në perëndim të Spanjës, raporton Reuters.
Më 13 janar, Sánchez paraqiti një propozim për të taksuar deri në 100 për qind të pronës së shtetasve të huaj, të cilët nuk janë rezidentë të një prej vendeve anëtare të BE-së dhe që nuk jetojnë në Spanjë, si pjesë e një sërë masash që synojnë rritjen e ofertës së apartamenteve në treg, dhe uljen e kërkesës për apartamente në vend.
Sanchez tha gjatë tubimit se banorët jo të BE përfaqësojnë rreth 23,000 blerës, nga afro 700,000 shtëpi që blihen ose shiten çdo vit në vend./abcnews.al