Zgjedhjet në Maqedoni/ VV nuk e sheh problem pse e përkrahu kandidatin që humbi zgjedhjet, ja çfarë thonë nga opozita

Welcome to Kosova Today

Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar të shtetit maqedonas: Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkovës, Arben Taravari, Bujar Osmani, Stevço Jakimovski, Biljana Vankovska dhe Maksim Dimitrievski, shkruan FrontOnline. Nga rezultatet e para preliminare që ka publikuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve […]

Zgjedhjet në Maqedoni/ VV nuk e sheh problem pse e përkrahu kandidatin që humbi zgjedhjet, ja çfarë thonë nga opozita
zgjedhjet-ne-maqedoni/-vv-nuk-e-sheh-problem-pse-e-perkrahu-kandidatin-qe-humbi-zgjedhjet,-ja-cfare-thone-nga-opozita

zgjedhjet-ne-maqedoni/-vv-nuk-e-sheh-problem-pse-e-perkrahu-kandidatin-qe-humbi-zgjedhjet,-ja-cfare-thone-nga-opozita

Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar të shtetit maqedonas: Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkovës, Arben Taravari, Bujar Osmani, Stevço Jakimovski, Biljana Vankovska dhe Maksim Dimitrievski, shkruan FrontOnline.

Nga rezultatet e para preliminare që ka publikuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, në raundin e dytë do të shkojnë dy kandidatët maqedonas, Gordana Siljanovska Davkova nga subjekti politik VMRO-DPMNE si dhe kandidati nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski.

Nga kampi shqiptarë ishin dy kandidatë për president. Bujar Osmani nga Fronti Demokratik dhe Arben Taravari nga Koalicioni VLEN.

Osmani nga rezultatet e publikuara mbrëmë nga KSHZ-ja, fitoi nga kampi shqiptar, por se doli si kandidati i tretë në nivel vendi, me mbi 100 mijë vota të mbledhura, por të pamjaftueshme për të vazhduar garën në raundin e dytë.

Ishte Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti e zyrtarë tjerë të VV-së, që kishin përkrahur hapur kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravari.

Megjithatë, Taravari doli me vota pas Osmanit të BDI-së. Pas rezultateve të publikuara kishte reagime nga Fronti Demokratik drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

 Deputeti i VV-së: Nuk shoh asnjë problem pse VV e përkrahu kandidatin e koalicionit VLEN

Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, ku thanë se përkrahja e Kurtit ndaj koalicionit VLEN, nuk ia ka vlejtur.

Ai thotë se nuk sheh problem për përkrahjen që VV ia ka bërë kandidatit, Arben Taravari dhe se sipas tij edhe partitë tjera nga Kosova kanë përkrahur kandidatin e BDI-së.

‘’Nuk shoh asnjë problem në këtë situatë. Sikurse partitë tjera nga Kosova kanë përkrahur publikisht partinë në pushtet BDI-në’’, tha ai.

Haliti thotë se pavarësisht përkrahjes së VV-së, ndaj kandidatit të koalicionit VLEN, Arben Taravarit, qytetarët e Maqedonisë kanë qenë të lirë të vendosin se kë do të votojnë për president.

‘’Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë qenë të lirë të vendosin sipas bindjeve të tyre’’ shprehet Haliti.

Ai më tej shton se pret që të ketë sa më shumë deputetë në zgjedhjet për Parlamentin e Maqedonisë Veriore të cilat do të mbahen në maj të këtij viti.

‘’Uroj që të ketë sa më shumë deputetë shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e së dielës, kjo do të ishte fitorja më e madhe’’, thekson deputeti Haliti për FrontOnline.

Lushtaku: Kurti po përçan shqiptarët, e dogji kartën me të cilën Kosova e kritikonte Serbinë për ndërhyrje në zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, do të duhej të kishte investim në unifikim dhe jo përçarje mes shqiptarëve. Ai thotë se kryeministri Kurti po e vazhdon përçarjen mes shqiptarëve në trevat shqiptare.

‘’Për mendimin tim është e gabueshme. Ishte dashur të kishte kërkesë për unifikim të kandidatëve për president e jo investim për përçarje. Po shihet qartë që Albin Kurti vazhdon frymën e përçarjes në trevat shqiptar dhe kjo nuk i kontribuon asesi shqiptarëve që jetojnë në treva të shteteve tjera’’, tha ai.

Lushtaku thotë se po të kishte unifikim mes shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, sot do të kishin kandidat për president në raundin e dytë.

‘’Nëse kishim një unifikim të shqiptarëve në RMV, sot do të kishim në raund të dytë edhe një kandidat shqiptar’’,  thekson ai.

Ai më tej shton se përfshirja e Kurtit në zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut ia ka djegur Kosovës kartën për të kritikuar Serbisë rreth përfshirjes së saj në zgjedhjet e brendshme në Kosovë

‘’Kjo e legjitimon pjesën e Serbisë që mund të bëjë fushatë në Kosovë për serbët që jetojnë në Kosovë dhe kjo e de legjitimon kritikën tonë ndaj Serbisë për të bërë fushatë në Kosovë. Ne kemi kritikuar gjithmonë Serbinë, por tashmë Kurti e ka humbur kartën tonë për të kritikuar përfshirjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë”,  përfundon Lushtaku për Front Online.

 

Sisteme Online Programime
Programing Online