Ku është më e lirë dhe më e shtrenjtë, birra

Në krye të listës, me çmimet më të larta të birrës, renditen vendet e Evropës Veriore. Norvegjia mban vendin e parë, ku një shishe birre importi prej 0.33 litrash kushton 3.95 dollarë The post Ku është më e lirë dhe më e shtrenjtë, birra appeared first on Albinfo.

Ku është më e lirë dhe më e shtrenjtë, birra

Numbeo, platforma e njohur e të dhënave krahasuese, ka publikuar së fundmi informacion në lidhje me çmimin e birrës së importuar për disa shtete të Evropës. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria renditet e 23-ta mes 40 shteteve të përfshira në studim.

Në Shqipëri, çmimi mesatar i një shishe birre prej 0.33 litrash është rreth 2.05 dollarë, çka e vendos Shqipërinë me një çmim mesatar krahasuar me shtetet e tjera evropiane. Kjo e pozicionon Shqipërinë mbi mesataren e rajonit.

Në krye të listës, me çmimet më të larta të birrës, renditen vendet e Evropës Veriore. Norvegjia mban vendin e parë, ku një shishe birre importi prej 0.33 litrash kushton 3.95 dollarë. Pas saj, gjenden shtete të tjera të pasura si Finlanda (3.68 $), Irlanda (3.61 $) dhe Mbretëria e Bashkuar (3.20 $), shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë, Shqipëria ka çmimin më të lartë të birrës në Ballkan. Mali i Zi mban vendin e 31-të, me një çmim prej 1.71 dollarë për shishe. Pas tij renditen Serbia (1.64 $) dhe Kosova (1.43 $), ku çmimi është më i ulët se në Shqipëri.

Në fund të listës, për sa i përket rajonit dhe Evropës, gjenden Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina, të cilat kanë çmimet më të ulëta për birrën e importuar prej 1.38 dollarë dhe 1.20 dollarë për 0.33 litra, përkatësisht.

Një fakt interesant është se Shqipëria ka një çmim më të shtrenjtë se disa shtete shumë të zhvilluara. Kjo tregon se, ndonëse Shqipëria renditet mes vendeve me çmime mesatare të birrës, ajo ndodhet në një nivel më të lartë krahasuar me shtete të tjera të Evropës, si Gjermania (1.63 $), Polonia (1.65 $) dhe Çekia (1.95 $), të cilat janë të njohura për traditën dhe konsumin e lartë të birrës.

The post Ku është më e lirë dhe më e shtrenjtë, birra appeared first on Albinfo.