Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka falënderuar ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes, duke iu referuar nënshkrimit të marrëveshjes të Kosovës me kompaninë turke “MKE” për funksionalizimin e fabrikës së municioneve. Kurti u takua me Fidanin të shtunën në margjinat […] The post Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes appeared first on Albinfo.

Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka falënderuar ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes, duke iu referuar nënshkrimit të marrëveshjes të Kosovës me kompaninë turke “MKE” për funksionalizimin e fabrikës së municioneve.

Kurti u takua me Fidanin të shtunën në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Shefi në detyrë i ekzekutivit gjithashtu pati mirënjohjen për kontributin e Turqisë në mbështetjen që i jep Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Kryeministri tha se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje. Ai e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë për Kosovë në rrafshin ndërkombëtar, kontributin në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe partneritetin në zhvillimin e industrinë vendore të mbrojtjes me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës së municionit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kurti me ministrin kroat flasin për mundësitë e bashkëpunimit në mbrojtje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministrin kroat të Mbrojtjes, Ivan Anushiq, në Munih ku po zhvillohet Konferenca e Sigurisë për të dytën ditë.

Ata diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

“Krahas marrëdhënieve bilaterale, bashkërendimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e mbrojtjes, diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes”, thuhet në komunikatë.

Kurti ka theksuar se Kosova dhe Kroacia ndajnë vlerat dhe këndvështrimin mbi situatën gjeopolitike dhe se pajtohen për historinë.

Ndërkohë, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime. Ajo ka takuar të shtunën delegacionin e kongresistëve amerikanë e ka thënë se mbështetja e Kongresit amerikan ka luajtur rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës. Më vonë, ajo ka takuar edhe deputetë të partisë gjermane CDU.

The post Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes appeared first on Albinfo.