Kurti kritikon opozitën për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar dy partitë opozitare, PDK dhe AAK, që nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Ai në Kuvendin e Kosovës tha se vlera e shtatë marrëveshjeve që presin për ratifikim në Kuvend është mbi 360 milionë euro. Sipas Kurtit nga kjo qasje e opozitës po humbin më së shumti qytetarët […] The post Kurti kritikon opozitën për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare first appeared on ATV. The post Kurti kritikon opozitën për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare appeared first on ATV.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar dy partitë opozitare, PDK dhe AAK, që nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai në Kuvendin e Kosovës tha se vlera e shtatë marrëveshjeve që presin për ratifikim në Kuvend është mbi 360 milionë euro.
Sipas Kurtit nga kjo qasje e opozitës po humbin më së shumti qytetarët e Kosovës.
“Vlera e këtyre marrëveshjeve gjithsej që janë në pritje tejkalon shifrën prej 360 milionë euro. Të gjitha këto po presin me votat e dy të tretat e deputetëve…Se marrëveshjet janë në dobi të qytetarëve pajtohet edhe opozita dhe megjithatë ata nuk po i votojnë. Cila është arsye, të bllokohet qeveria? Vërtet se ju na bëni punën më të vështirë dhe e bëni shtetin të duket joserioz para partnerëve ndërkombëtar por megjithatë qeveria mund të vazhdojë mandatin deri fund. Por me këtë mosvotim humbin qytetarët pasi projektet nuk bëhen…Detyra e opozitës është të tregoj se si mund të bëhet më mirë, jo të bllokojë punën në kurriz të qytetarëve. Nuk mund të thuash po e bëjë opozitën dhe po brengosëm për qytetarët kur bllokohet ligji për çmimin tavan. Nuk mund të thuash po e bëjë opozitën dhe kur bllokon ligjin për pagën minimale dhe nuk mund të thuash po e bëjë opozitën dhe po brengosem për ekonominë e vendit kur bllokohen marrëveshjet ndërkombëtare për projektet zhvillimore. Nuk bëhet kjo punë kështu, më besoni, këtë po e thotë dikush që ka bërë opozitë parlamentare për një dekadë”, tha Kurti.
The post Kurti kritikon opozitën për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare first appeared on ATV.
The post Kurti kritikon opozitën për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare appeared first on ATV.