Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Siç njofton zyra e kryeministrit takimi do të zhvillohet në ndërtesen e Qeverisë së Kosovës. Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 14:50. Vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas asaj që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, Mark Rutte.
Siç njofton zyra e kryeministrit takimi do të zhvillohet në ndërtesen e Qeverisë së Kosovës.
Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 14:50.
Vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas asaj që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10 mars, ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi”.