Kurti pranon urime nga Spajiq me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letë urimi nga Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. “Më vjen mirë që mund të them se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës vazhdojnë të zhvillohen në frymën e

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letë urimi nga Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Më vjen mirë që mund të them se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë. Besoj se në periudhën në vijim duhet të merren parasysh modalitetet për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për lidhjen infrastrukturore dhe forcimin e aktivitetit ekonomik”, thuhet në urimin e Spajiqit, gjegjësisht në letrën e shkruar me datë 13 shkurt.
Më tej bëhet e ditur se ai gjithashtu është shprehur i bindur në përmbushjen e pritjeve të partnerëve evropianë, për të arritur qëllimin strategjik të Kosovës – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, i cili ndër të tjera do të krijojë perspektivë për prosperitet ekonomik.