Kurti premton 1 miliard euro për ushtri, por rekrutët e rinj të FSK-së pa mbathje ushtarake
Kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij qeverisës e ministror, mburreshin për investime gjigante në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Megjithatë, faktet e dëshmojnë të kundërtën, meqë në fotografitë e publikuara së fundit, duket se Ministria e Mbrojtjes këtë herë ka lënë ushtarakët e saj pa mbathje ushtarake, transmeton klankosova.tv. Shikoni pamjet më poshtë

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij qeverisës e ministror, mburreshin për investime gjigante në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Megjithatë, faktet e dëshmojnë të kundërtën, meqë në fotografitë e publikuara së fundit, duket se Ministria e Mbrojtjes këtë herë ka lënë ushtarakët e saj pa mbathje ushtarake, transmeton klankosova.tv.
Shikoni pamjet më poshtë, nga ceremonia e trajnimit të 354 rekrutëve të rinj.
Të njëjtit shihen në detyrën e tyre me atlete, dhe jo me mbathje specifike ushtarake të dedikuara për këtë rrugëtim.
Kujtojmë se Kurti përmendte rreth 1 miliard euro investim në armatim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kurse tani gjeni rekrutët e rinj pa gjërat elementare të një ushtaraku