Kurti shkon për ngushëllime në familjen e Laurent Krasniqit pas humbjes tragjike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme ka vizituar familjen e Laurent Krasniqit për t’u shprehur ngushëllime pas humbjes së tij tragjike.
Krasniqi, 29-vjeçari i njohur si ish-banor i Big Brother VIP Kosova dhe krijues përmbajtjeje në rrjetet sociale, humbi jetën më 2 shtator në një aksident trafiku në fshatin Llukar të Prishtinës.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident u përfshinë një veturë dhe motoçikleta me të cilën po udhëtonte Krasniqi.
Foto: Zyra e Kryeministrit
Ai pësoi lëndime të rënda dhe, pavarësisht dërgimit në Emergjencën e QKUK-së, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Shoferi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa rasti po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



