Kurti: Synojmë që në mandatin e ardhshëm me mua si kryeministër, pakicat t’i kemi në kabinetin qeveritar
Kryeministri Kurti sot gjatë konferencës për media është pyetur nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me ministrin aktual Nenad Rashiq dhe pakicat tjera për formimin e qeverisë. Ai u përgjigj pozitivisht. “Ne bashkëpunojmë edhe me pakicat e tjera dhe synojmë që në mandatin tonë të ardhshëm qeveritar me mua si kryeministër, t’i kemi edhe ata
Kryeministri Kurti sot gjatë konferencës për media është pyetur nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me ministrin aktual Nenad Rashiq dhe pakicat tjera për formimin e qeverisë.
Ai u përgjigj pozitivisht.
“Ne bashkëpunojmë edhe me pakicat e tjera dhe synojmë që në mandatin tonë të ardhshëm qeveritar me mua si kryeministër, t’i kemi edhe ata në mazhorancën tonë e në kabinetin qeveritar”, tha ai.
Kurti e lavdëroi Rashiqin duke e quajtur “ministër shembull” dhe tha se ai ka punuar shumë për qytetarët serbë të Kosovës.
“Ne bashkëpunojmë me pakicat në Kosovë, me të gjitha ato që duan të kontribuojnë, të përfitojnë, të integrohen. Pa dyshim që ministri Rashiq është ministër shembull i qeverisë sonë por edhe është ministri që ka kontribuar për komunitetin serb më shumë sesa cilido minsitër tjetër në këtë pozitë para tij”, tha ai. /GazetaExpress/