Kurti thotë se vazhdon beteja për drejtësi për vikt’imat e Reçakut
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo edhe beteja për drejtësi. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë tha se vrasësit e civilëve në Reçak janë të lirë në Serbi. “Varre të hapura në tokë, plagët e hapura në shpirt

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo edhe beteja për drejtësi.
Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë tha se vrasësit e civilëve në Reçak janë të lirë në Serbi.
“Varre të hapura në tokë, plagët e hapura në shpirt, arkivat e mbyllura në Beograd. Krimet e kryera gjatë luftës nuk ka qenë e thënë të ndodhin, nuk është dashur të ndodhin. Ajo që duhet të ndodh për pasoj është drejtësi, gjykimi dhe ndëshkimi i krimineleve qoftë edhe në mungesë. Në vitit 1998-99 thuhej se përfundoj beteja, por jo edhe lufta. Në raport me Serbin tash duhet të thuhet e kundërta, ka përfunduar lufta, por jo edhe beteja. Ka mbaruar lufta për çlirim, por jo edhe beteja për drejtësi”, u shpreh kryeministri. /EO