Kush e nxori në pritë? Gilmando Dani u ekzekutua sapo u kthye nga Barcelona, i plagosuri me plumb në kokë agjent i AMP-së
Gilmando Dani, i njohur si “ushtar” i Emiljano Shullazit, u vra sot në një atentat të mirëorganizuar në afërsi të aeroportit të Rinasit. 47 vjeçari mësohet se sapo ishte kthyer në Shqipëri nga Barcelona dhe Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë në këtë atentat kishte shkuar për ta pritur me një makinë tip […] The post Kush e nxori në pritë? Gilmando Dani u ekzekutua sapo u kthye nga Barcelona, i plagosuri me plumb në kokë agjent i AMP-së appeared first on Ditar.al.
Gilmando Dani, i njohur si “ushtar” i Emiljano Shullazit, u vra sot në një atentat të mirëorganizuar në afërsi të aeroportit të Rinasit.
47 vjeçari mësohet se sapo ishte kthyer në Shqipëri nga Barcelona dhe Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë në këtë atentat kishte shkuar për ta pritur me një makinë tip “Benz” të blinduar.
Dyshohet se autorët kanë pasur informacione të sakta për 47-vjeçarin dhe i kanë bërë pritë në dalje të aeroportit, duke qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj makinës ku udhëtonte Dani dhe Shaljani. Ky i fundit, mësohet se ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ai është qëlluar me plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pas mesdite, në një orar dhe zonë me lëvizje të shumta, duke vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.
Gilmando Dani është një emër tejet i njohur, sa i takon të shkuarës së tij kriminale. I konsideruar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ai ishte dënuar me 12 vjet burg për gjobëvënie si pjesë e kësaj bande.
Ai raportohet se ishte liruar nga burgu në vitin 2024, pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.
“Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.
The post Kush e nxori në pritë? Gilmando Dani u ekzekutua sapo u kthye nga Barcelona, i plagosuri me plumb në kokë agjent i AMP-së appeared first on Ditar.al.
