Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektbuxhetin 2026, opozita nuk merr pjesë në mbledhje

Me nëntë vota pra, Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2026. Në mbledhjen e kësaj të hënë, anëtarë e PD e bojkotuan komisionin, ndërsa do të mblidhet grupi parlamentar ku do të vendoset mbi aksionin opozitar. Ishte kreu u grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili një ditë më parë urdhëronte […] The post Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektbuxhetin 2026, opozita nuk merr pjesë në mbledhje appeared first on Ditar.al.

Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektbuxhetin 2026, opozita nuk merr pjesë në mbledhje

Me nëntë vota pra, Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2026. Në mbledhjen e kësaj të hënë, anëtarë e PD e bojkotuan komisionin, ndërsa do të mblidhet grupi parlamentar ku do të vendoset mbi aksionin opozitar.

Ishte kreu u grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili një ditë më parë urdhëronte deputetët që të mos merrnin pjesë në asnjë komision derisa të merrnin një vendim final.

Më herët, në komision raportoi edhe Ministri i Financave, Petrit Malaj.

Ai tha se qeveria ka katër fokuse kryesore në këtë projektbuxhet.

“Të rrisim nivelin e mirëqenies dhe mbrojtjes sociale për qytetarët tanë; Të garantojmë një rritje ekonomike të qëndrueshme; Të sigurojmë konsolidimin fiskal; Si dhe të përshpejtojmë procesin e integrimit evropian”, tha ai.

Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një nivel total shpenzimesh prej 886.7 miliardë lekësh. 

The post Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektbuxhetin 2026, opozita nuk merr pjesë në mbledhje appeared first on Ditar.al.