Buxheti kalon sot në qeveri, debati në Kuvend më 19 Nëntor

Buxheti i vitit 2026 pritet që të kaloj sot në qeveri, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave që do te mbahet pasditen e kësaj të hëne. Pas kalimit në qeveri, buxheti do t’i kaloj Kuvendit të Shqipërisë ku më datë 19 Nentor do të diskutohet në parim. Ndërkohë më datë 11 dhjetor, ligji më i […] The post Buxheti kalon sot në qeveri, debati në Kuvend më 19 Nëntor appeared first on Ditar.al.

Buxheti kalon sot në qeveri, debati në Kuvend më 19 Nëntor

Buxheti i vitit 2026 pritet që të kaloj sot në qeveri, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave që do te mbahet pasditen e kësaj të hëne.

Pas kalimit në qeveri, buxheti do t’i kaloj Kuvendit të Shqipërisë ku më datë 19 Nentor do të diskutohet në parim.

Ndërkohë më datë 11 dhjetor, ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit do të diskutohet më 11 dhjetor.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku mes të tjerash u diskutuan mbi nismat e rëndësishme ligjore që do të diskutohen në seancën e së enjtes.

Në grup u tha se “të enjten do të zhvillohet edhe votimi për kryetarin dhe 4 anëtarët e tjerë të Komisionit Rregullator te KQZ”.

Gjithashtu gjatë mbledhjes u kërkua angazhimi i të gjithë deputetëve në komisionet parlamentare në momentin kur në Parlament të mbërrijë projektbuxheti për vitin e ardhshëm.

The post Buxheti kalon sot në qeveri, debati në Kuvend më 19 Nëntor appeared first on Ditar.al.