Kush në të vërtetë e pruri Rusinë tek ne, poeti Fatos Rushiti flet përmes poezisë

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Kush në të vërtetë e pruri Rusinë tek ne, poeti Fatos Rushiti flet përmes poezisë appeare shkruan: Fatos Rushiti Këtë poezi e ripostoj për te treguar se kush në të vërtetë e pruri Rusinë në vendin tonë dhe se vërtetë rrotacioni politik është më se i domosdoshëm. Kjo pasi shqiptarët vërtetë nuk janë në pozitën e mirë që do të duhej të ishin në arsim e kulturë dhe jo vetëm. Zgjedhjet […] The post Kush në të vërtetë e pruri Rusinë tek ne, poeti Fatos Rushiti flet përmes poezisë appeared first on INA ONLINE.

Kush në të vërtetë e pruri Rusinë tek ne, poeti Fatos Rushiti flet përmes poezisë

The post d first on INA ONLINE.Kush në të vërtetë e pruri Rusinë tek ne, poeti Fatos Rushiti flet përmes poezisë appeare

shkruan: Fatos Rushiti

Këtë poezi e ripostoj për te treguar se kush në të vërtetë e pruri Rusinë në vendin tonë dhe se vërtetë rrotacioni politik është më se i domosdoshëm. Kjo pasi shqiptarët vërtetë nuk janë në pozitën e mirë që do të duhej të ishin në arsim e kulturë dhe jo vetëm. Zgjedhjet presidenciale pritet të tregojnë se kush në të vërtetë duhet të jetë President i vendit me çka dhe të trasojnë rrugën drejt ndryshimit politik në pushtet.

NË SHKUP TË GJITHË PËRGJOJNË

Orienti dhe oksidenti rrijnë ngjitas
Pas shpinës sime në Shkup
E kuqja dhe e zeza përgjojnë
Ndodhirat e mbrëmjes

Tek flas me miq gazetar duke ngrënë darkë
Përsëritemi nëpër llafe të pista politike

Ah objektivja ku mbeti ajo
A foli apo nuk foli për diktat Karl Poperi
Krejt njësoj për evropianët e Mogherinit

Në Shkup të gjithë përgjojnë
Edhe macët mbi kontejnera
Edhe qentë e palarë të rrugës
Edhe përmendoret e Filipit dhe Aleksandrit
Na përgjojnë se sa e lëvizim perin
E kënaqësisë
Sa e ngrisim zërin kundër Qeverisë

Ai më i madhi merret me bujq e pensione
Merret me socialin ai i madhi
E rrin i qetë
Kur na sheh si korruptohemi
Kaq lehtë
Ne njerëzit në nevojë

Oh objektivën e paskan fshirë lypsat
E paskan fshirë te Rrapi në Shkup

Se në Kumanovë u rrënua fillimi
Bërtiti dikush

Orienti ra
Oksidenti tha
Fallin e bëjmë ne

Në Shkup të gjithë përgjojnë

*Autori është kryetar i klubit të shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”

The post Kush në të vërtetë e pruri Rusinë tek ne, poeti Fatos Rushiti flet përmes poezisë appeared first on INA ONLINE.