Kuvendi i Kosovës pret 5 mijë vizitorë fëmijë në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mësohet se me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi nga e hëna ka hapur dyert për fëmijët, përcjell albinfo.ch.  Interesimi i nxënësve nga të gjitha grup-moshat për ta parë nga afër institucionin ligjvënës ishte shumë i madh dhe për pesë ditë Kuvendin e vizituan rreth 5 mijë fëmijë. Drejtori i Drejtorisë […] The post Kuvendi i Kosovës pret 5 mijë vizitorë fëmijë në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.

Kuvendi i Kosovës pret 5 mijë vizitorë fëmijë në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mësohet se me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi nga e hëna ka hapur dyert për fëmijët, përcjell albinfo.ch. 

Interesimi i nxënësve nga të gjitha grup-moshat për ta parë nga afër institucionin ligjvënës ishte shumë i madh dhe për pesë ditë Kuvendin e vizituan rreth 5 mijë fëmijë.

Drejtori i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi tha se çdo vit e më shumë po rriten kërkesat për ta vizituar sallën plenare ku më 17 shkurt 2008 u shpall pavarësia.

“Nga e hëna e këtej, për 5 ditë radhazi, janë 5 mijë vizitorë kryesisht nxënës të shkollave fillore dhe të mesme dhe kopshteve që kanë shprehur dëshirën ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës… Ky aktivitet është i përvitshëm – shënimi i pavarësisë së vendit me hapjen e dyerve të Kuvendit për fëmijët është në kalendarin e Kuvendit në kuadër të Kuvendit për hapje dhe transparencë. E veçanta është se çdo vit kemi rritje të kërkesave të vizitorëve, kryesisht fëmijëve për të vizituar Kuvendin, më konkretisht sallën plenare ku është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008”, tha ai.

Krasniqi tha se rritja e interesimit për të vizituar Kuvendin tregon një forcim të ndjenjës dhe mishërimit të fëmijëve me festën e pavarësisë.

“Kjo rritje e numrit tregon një forcim të ndjenjës dhe mishërim të fëmijëve dhe moshave të reja me festën e pavarësisë”, tha Krasniqi.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe shtetësinë e saj deri tani e kanë njohur mbi 110 vende të botës.

The post Kuvendi i Kosovës pret 5 mijë vizitorë fëmijë në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.