Kuvendi me dy standarde/ Sali Berishën e përjashtojnë me 10 ditë, falin Taulant Ballën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi, pas kërkesës së deputetëve të majtë. Këta të fundit kërkuan përjashtimin deri në dy muaj të Berishës, në lidhje me komentet që kryedemokrati bëri në Kuvend ndaj ambasadorit të Bashkimin Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Megjithatë Sekretariati i Etikës vendosi që Berisha […] The post Kuvendi me dy standarde/ Sali Berishën e përjashtojnë me 10 ditë, falin Taulant Ballën appeared first on Ditar.al.

Kuvendi me dy standarde/ Sali Berishën e përjashtojnë me 10 ditë, falin Taulant Ballën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi, pas kërkesës së deputetëve të majtë.

Këta të fundit kërkuan përjashtimin deri në dy muaj të Berishës, në lidhje me komentet që kryedemokrati bëri në Kuvend ndaj ambasadorit të Bashkimin Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Megjithatë Sekretariati i Etikës vendosi që Berisha nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit për 10 ditë.

Vendimi për përjashtimin e Berishës është arsyetuar me argumentin: “Shkelje e nenit 6 të kodit të sjelljes dhe nenit 1 të ligjit nr.10221/2010 për mbrojtjen nga diskriminimi pasi ka targetuar dhe fyer një grup të caktuar.”

Ndërkohë Sekretariati i Etikës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e kreut të grupit të PS, Taulant Balla.

PD kërkoi përjashtimin e Ballës, me arsyetimin se ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

Por Sekretariati i Etikës e rrëzoi kërkesën e demokratëve, duke thënë se Balla kërkoi falje në seancë, duke e quajtur çështjen të mbyllur.

The post Kuvendi me dy standarde/ Sali Berishën e përjashtojnë me 10 ditë, falin Taulant Ballën appeared first on Ditar.al.