Shehaj për reagimin e Ballukut: E paimagjinueshme! Prokurorët e presin në SPAK, ajo xhiro me tren në Zvicër
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se është i pabesueshëm reagimi i zv.kryeministrjes Belinda Balluku, pas lajmit se ajo është thirrur nga Prokuroria e Posaçme të paraqitet me një avokat ditën e hënë. “Është e pabesueshme. Të hënën Balluku është thirrur nga SPAK-u dhe është thirrur bashkë me avokatin e saj. Balluku çfarë […] The post Shehaj për reagimin e Ballukut: E paimagjinueshme! Prokurorët e presin në SPAK, ajo xhiro me tren në Zvicër appeared first on Ditar.al.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se është i pabesueshëm reagimi i zv.kryeministrjes Belinda Balluku, pas lajmit se ajo është thirrur nga Prokuroria e Posaçme të paraqitet me një avokat ditën e hënë.
“Është e pabesueshme. Të hënën Balluku është thirrur nga SPAK-u dhe është thirrur bashkë me avokatin e saj. Balluku çfarë bën? I hipën avionit, shkon në Zvicër dhe fillon e bën xhiro me tren dhe na jep mend. Na thotë sa të bukur janë trenat në Zvicër dhe sa bukur do ishte që këto trena të ishin edhe në Shqipëri.
Është e paimagjinueshme!” – shrehet Shehaj në videon e shpërndarë në rrjete sociale.
Duke përmendur edhe rastet e hetimit të ish-ministrit Ilir Beqaj dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Shehaj shprehet se nuk do të jetë e largët dita kur edhe Edi Rama të dalë para drejtësisë.
“Na dukej e pabesueshme që Balluku një ditë do të dilte para drejtësisë dhe ja që kjo po ndodh. Na dukej e pabesueshme që dhe Veliaj një ditë do të dilte para drejtësisë dhe ajo ndodhi. E njëjta gjë ndodhi me Beqajn dhe me shumë të tjerë.
Dhe e njëjta gjë ka për të ndodhur edhe me Ramën. Duhet të kemi besim. E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jetë modeli i korrupsionit i kësaj qeverie.
Duhet të vazhdojmë të luftojmë. Mos të dorëzohemi”, thekson Shehaj.
Bashkangjitur videos, kryetari i Partisë Mundësia shkruan se Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen pas lajmit që vjen nga SPAK.
The post Shehaj për reagimin e Ballukut: E paimagjinueshme! Prokurorët e presin në SPAK, ajo xhiro me tren në Zvicër appeared first on Ditar.al.
