Deklarata e Berishës për ambasadorin Gonzato, reagon Komisionerja Kos: Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato. Marta Kos shkruan se sulmi ndaj tij është i papranueshëm, ndërsa shton se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së, duke sqaruar se nuk […] The post Deklarata e Berishës për ambasadorin Gonzato, reagon Komisionerja Kos: Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm appeared first on Ditar.al.
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato.
Marta Kos shkruan se sulmi ndaj tij është i papranueshëm, ndërsa shton se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së, duke sqaruar se nuk është një kërkesë private e Gonzatos.
Reagimi i Marta Kos vjen pas deklaratës që Berisha bëri më herët në Kuvend ku tha se Gonzato po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore.
Reagimi i Kos:
Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE.
Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.
The post Deklarata e Berishës për ambasadorin Gonzato, reagon Komisionerja Kos: Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm appeared first on Ditar.al.
