LDK për njohjen e Kosovës nga Kenia: Njohja konfirmon besimin e ndërsjellë në parimet fundamentale të paqes

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia. LDK-ja ka falënderuar presidentin e Kenias William Ruto, duke thënë se njohja ndikon në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. “Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret me mirënjohjen më të thellë vendimin e Republikës së Kenias për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

LDK për njohjen e Kosovës nga Kenia: Njohja konfirmon besimin e ndërsjellë në parimet fundamentale të paqes

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Kenia.

LDK-ja ka falënderuar presidentin e Kenias William Ruto, duke thënë se njohja ndikon në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret me mirënjohjen më të thellë vendimin e Republikës së Kenias për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ky hap dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar ndaj vlerave demokratike dhe të drejtës së popullit të Kosovës për pavarësi”.

“LDK falënderon Presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto duke vënë në pah rëndësinë e kësaj njohjeje për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ky zhvillim i ri do të kontribuojë në zgjerimin e miqësive dhe hap mundësi të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme mes dy shteteve tona”.

“Njohja nga Kenia konfirmon besimin e ndërsjellë në parimet fundamentale të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe shënon fundin e një periudhe të gjatë pa njohje të reja. LDK mbetet e përkushtuar për të punuar drejt thellimit të lidhjeve diplomatike dhe avancimit të interesave tona kombëtare në arenën botërore”, thuhet në komunikatën e LDK-së.