Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

  • Ndaje
Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

Në Serbi të dielën janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave kombëtarë të pakicave. Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00. Të drejtë vote kanë 481.789 votues të regjistruar në listat e posaçme zgjedhore.

Qytetarët votojnë për listën zgjedhore të pakicës së tyre kombëtare, teksa mandatet më pas do të ndahen në përpjesëtim me numrin e votave të fituara.

Me votim të drejtpërdrejtë do të zgjidhen anëtarët e këshillave të 21 pakicave kombëtare, ndër të cilat janë pakicat kombëtare shqiptare, boshnjake, bullgare, bunjevci, vllahe, hungareze, rome, rumune, rutene, sllovake, kroate dhe malazeze.

Anëtarët e këshillave të pakicave gorane dhe ruse do të zgjidhen përmes kuvendeve të delegatëve, të cilat do të organizohen në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë.

Gjashtë pakica kombëtare kanë vetëm nga një listë zgjedhore, ndërsa të tjerat kanë të paktën dy.

Për zgjedhjen e këshillit kombëtar për pakicën shqiptare, të drejtë vote kanë 37.759 votues.

Këshillat kombëtarë në Serbi përfaqësojnë komunitetet e pakicave në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhëve dhe teksteve.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi do t’i publikojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve jo më vonë se 96 orë pas mbylljes së qendrave të votimit.

The post Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.