Leonard Ferati nga Gjeneva: “Askush nuk do ta rishkruajë historinë tonë”

Deputeti shqiptar në Parlamentin kantonal të Gjenevës, Leonard Ferati, ka reaguar me një deklaratë të fuqishme pas protestës së sotme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar që historia e Kosovës të mos shkëputet nga dekadat e represionit serb.
“Askush nuk do ta rishkruajë historinë tonë. UÇK-ja nuk lindi nga hiçi”, ka deklaruar Ferati në gjuhën frënge
Ai ka rikujtuar heqjen e autonomisë së Kosovës, përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet dhe vitet e rezistencës paqësore që i paraprinë luftës
“Shqiptarët e Kosovës nuk luftuan për të pushtuar Beogradin. Ata luftuan në tokën e tyre, për të jetuar të lirë në vendin e tyre”, ka theksuar deputeti
Ferati ka ngritur gjithashtu çështjen e drejtësisë për viktimat e luftës, duke kërkuar zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe drejtësi për civilët e vrarë, viktimat e dhunës seksuale dhe familjet që ende presin përgjigje
Sipas tij, rreth 4 mijë persona u mblodhën sot në Sheshin e Kombeve në Gjenevë
Mesazhi i Feratit ishte i qartë: historia e Kosovës duhet të trajtohet në tërësinë e saj dhe drejtësia duhet të përfshijë edhe viktimat e krimeve të luftës
The post Leonard Ferati nga Gjeneva: “Askush nuk do ta rishkruajë historinë tonë” appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



