Libraria “Lize’s Bookstore”, një institucion i mirëfilltë kultuor i mërgatës shqiptare

E vetmja stendë ku përfaqësohet kultura, historia dhe letërsia shqiptare në Sallonin e Librit, në Gjenevë, është libraria “Lize’s Bookstore” The post Libraria “Lize’s Bookstore”, një institucion i mirëfilltë kultuor i mërgatës shqiptare appeared first on Albinfo.

Libraria “Lize’s Bookstore”, një institucion i mirëfilltë kultuor i mërgatës shqiptare

Përderisa shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova “këndellen në gjumë”, mërgata shqiptare, në baza vullnetare, pa asnjë mbështetje financiare, ka prirje të organizohet dhe prezanton kulturën, historinë dhe letërsinë tonë në ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare, qoftë në Bruksel, në Gjenevë e gjetiu.

Rrëfim në vetën e parë

Lirie Zeneli, një emigrante shqiptare në Bruksel të Belgjikës thellësisht më ka trokitur në ndjesinë e përgjegjësisë qytetare këtë vit. Pas kontaktit që kisha me organizatorët e Sallonit ndërkombëtar të librit në Gjenevë, mësova se e vetmja stendë ku përfaqësohet kultura, historia dhe letërsia shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare të Ballkanit, është libraria “Lize’s Bookstore”. Nuk më besohej se kjo që po dëgjoja do të jetë e vërtetë!

Ndërkohë i mendova Ambasadat shqiptare që i kemi në Zvicër, mendova për rolin dhe aktivitetin e shumë përfaqësive konsullore nga Kosova, mendova për ato Ministritë e ministrat e punëve të jashtme, për ato vijat buxhetore të shtetit për mërgatën… Çfarë nuk mendova! Bashkë me institucionet shtetërore nuk e di pse i mendova edhe shtëpitë botuese. Ato shtëpi botuese që shpeshherë po qe se autorët japin “para të majme” botojnë libra e “shkarravinat tona” pa asnjë kriter editues. Nejse, kjo është temë në vete!

Kur nga Salloni i librit më thanë se s’kemi asnjë përfaqësues tjetër shqiptar pos “Lize’s Bookstore” nuk e di pse e mendova edhe Kadarenë, Podrimen, Shkrelin, Agollin…Nolin. Sakaq ndjeva dhembshuri për gjuhën tonë dhe… Vendosa t’i ikë këtyre kotësive që nuk i bëjnë nderë asnjërit prej nesh, as mua.

Kontaktova Lirinë. Po, Lirinë që kishte themeluar Librarinë e diasporës, mërgatës shqiptare që në vitin 2022 vetëm nga mbështetja e vëllait të saj, Trimit dhe mikes Suada Sela. Sa lehtë u mirëkuptuam. Ashtu siç ajo kishte për qëllim që përmes projektit të saj madhor, të synojë me një vizion të qartë promovimin e librit shqip si urë lidhëse mes mërgatës dhe gjuhës sonë amtare. Duke na bashkuar identiteti kombëtar dhe përçimi i vlerave dhe traditave tek brezat e rinj në mërgatë, nëpërmjet veprimtarive ku kryefjalë është letërsia shqipe, Lirisë dhe “Lize’s Bookstore” i shpreha gatishmërinë individuale për mbështetje në interesin e madh të përbashkët të shqiptarëve.

“Gurë mbi gurë, bëhet kalaja” thash me vete dhe kisha përshtypjen se Liria po ndjehej edhe me një krah. Mësova nga Liria se “Lize’s Bookstore” me privilegj të madh tashmë kishte marrë pjesë në Panairin e Librit Bruksel (2023, 2024), Frankfurt (2023) dhe në Sallonin e librit në Gjenevë, ajo tashmë po merr pjesë për herë të dytë. “Organizimi i aktiviteteve kulturore dhe edukative ka qenë një pjesë kyçe e punës, gjithmonë duke bashkëpunuar me komunitetin, me shoqatat e ndryshme socio-kulturore dhe me bizneset shqiptare. E pastaj nuk kemi ndaluar me kaq sepse librat shqip nuk mungojnë as nëpër shkolla e për më tepër as në burgjet e Evropës”, na tha Liria. Çfarë mundemi të bëjmë më shumë për librarinë “Lize’s Bookstore?”.

1093,621,0,0.45,-1

Liria na tregon se që nga viti 2022, ky rrugëtim dy vjeçar sigurisht se njohu sfidat e veta. “Për të vazhduar këtë mision të përjetshëm të cilin duam ta trashëgojmë e për të vazhduar rritjen e ndikimit të librarisë në diasporë duke ofruar më shumë libra dhe organizime të aktiviteteve të pasura kulturore, kemi nevojë për mbështetjen tuaj”. Ju rikujtojmë pra se “Lize’s Bookstore” vetëm brenda këtij viti do të jetë e pranishme në dy panaire shumë të rëndësishme, njëri në Bruksel e tjetri në Gjenevë. Ju lutemi të gjithëve, lexuesve të këtij shkrimi, të gjithë juve që ndjeni përgjegjësi morale e institucionale që të bëheni energji pozitive e rrjedhës së burimit të Lize’s Bookstore, të ndihmoni me mjete material e financiare, aq sa mundeni. Ky burim kulturor i lindur në Bruksel, duhet të vazhdojë rrjedhën e tij në të gjitha shtetet e Evropës, me një mision të vetëm: ruajtjen, kultivimin dhe promovimin ë gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare përmes librit.

Ndihma juaj financiare, investimi i juaj për t’i dhënë jetë të vetmes Librari të mërgatës “Lize’s Bookstore”, do të jetë sot e përgjithmonë një pasuri e palëvizshme për shqiptarët anembanë globit. Llogarisim në ju: www.lizesbookstore.be IBAN : BE38 0689 4664 6972 BIC : GKCCBEBB

https://lizesbookstore.be/

The post Libraria “Lize’s Bookstore”, një institucion i mirëfilltë kultuor i mërgatës shqiptare appeared first on Albinfo.