Listat e pavarura fituan mbi 58 mijë vota dhe janë forca e pestë politike në zgjedhjet lokale
Një total prej 69 listash të pavarura qytetarësh për këshilltarë që morën pjesë në zgjedhjet e djeshme lokale fituan 58.607 vota, sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) pas përpunimit të 99.93 përqind të votave. Me këtë rezultat, listat e pavarura pozicionohen si forca e pestë politike në vend, transmeton Portalb.mk. Sipas […]


Një total prej 69 listash të pavarura qytetarësh për këshilltarë që morën pjesë në zgjedhjet e djeshme lokale fituan 58.607 vota, sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) pas përpunimit të 99.93 përqind të votave. Me këtë rezultat, listat e pavarura pozicionohen si forca e pestë politike në vend, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave nga KSHZ, më shumë vota për listat e këshilltarëve fitoi koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 301,799, i ndjekur nga koalicioni LSDM me 124.300 vota. Koalicioni BDI fitoi 114.000 vota dhe koalicioni VLEN 92,000 vota.
Levica pasoi me 56.287 vota, ndërsa partia ZNAM fitoi 38.034 vota.
Në zgjedhjet parparake lokale, morën pjesë 57 lista të pavarura, duke fituar gjithsej 56.000 vota, duke treguar një trend rritjeje si në numrin e listave ashtu edhe në mbështetjen e votuesve.
Më 19 tetor, Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit. Zgjedhjet lokale të këtij viti janë të parat në të të cilat reflektohen ndryshimet demografike të shfaqura nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021. Si rezultat i kësaj, ka ardhur deri te një ulje e numrit të anëtarëve të këshillave komunalë në 14 komuna.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetar komune do të mbahet më 2 nëntor.