Londër: Festohet 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Mbrëmë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër organizoi një mbrëmje të paharrueshme për të festuar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch. Kjo mbrëmje e veçantë u pasurua me pjesëmarrjen e një numri të madh të trupit diplomatik të akredituara në Londër, përfaqësues të Oborrit Mbretëror, anëtarë të ‘House of Lords’ dhe ‘House […] The post Londër: Festohet 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.

Mbrëmë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër organizoi një mbrëmje të paharrueshme për të festuar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kjo mbrëmje e veçantë u pasurua me pjesëmarrjen e një numri të madh të trupit diplomatik të akredituara në Londër, përfaqësues të Oborrit Mbretëror, anëtarë të ‘House of Lords’ dhe ‘House of Commons’ si dhe bashkatdhetarëve tanë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar.
Ambasadori Ilir Kapiti mbajti një fjalim para të pranishmëve, theksoi rëndësinë e misionit diplomatik të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, lidhjet e forta mes dy vendeve dhe përkushtimin për të avancuar më tej këtë bashkëpunim.
Këtë ceremoni festive e bëri edhe më të veçantë performanca e jashtëzakonshme e artistes tonë të mirënjohur Rona Nishliu, e cila me zërin dhe interpretimin e saj magjepsi të gjithë të pranishmit.
The post Londër: Festohet 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.