Loredana për fansin që e puthi: E mora si fëmijë, por ai duhej të kërkonte falje

Ish-banorja e Big Brother VIP 4, Loredana Brati, ka folur për herë të parë për të rejat në jetën e saj pas daljes nga televizioni, si dhe për videon që u bë virale në rrjete sociale, ku një fans e puthi papritur gjatë një eventi. E ftuar në një emision, Loredana tregoi se nuk e […] The post Loredana për fansin që e puthi: E mora si fëmijë, por ai duhej të kërkonte falje appeared first on Sinjali.

Loredana për fansin që e puthi: E mora si fëmijë, por ai duhej të kërkonte falje

Ish-banorja e Big Brother VIP 4, Loredana Brati, ka folur për herë të parë për të rejat në jetën e saj pas daljes nga televizioni, si dhe për videon që u bë virale në rrjete sociale, ku një fans e puthi papritur gjatë një eventi.

E ftuar në një emision, Loredana tregoi se nuk e kishte pritur reagimin e fansit dhe se më pas e kishte kërkuar që ta fshinte videon.

“Asgjë e planifikuar. Kur isha në një event në Vlorë, ai u afrua shumë i emocionuar, po dridhej. Për ta qetësuar, iu afrova, por nuk e njihja fare. Më pas më dha një puthje të papritur — nuk e prisja! I kërkova ta fshinte videon, i thashë ‘më fal, çfarë po bën?’. Nuk e mora si diçka të madhe, por u çmenda kur e pashë në intervistë duke folur për mua. La shumë hapësirë për keqinterpretim. I takonte të kërkonte falje publike. Unë i shoh si fëmijët e mi këta fansa”, – u shpreh ajo.

Loredana reagoi gjithashtu ndaj thashethemeve se ishte larguar nga programi “Për’puthen” për shkak të një romance me një nga konkurrentët, duke i quajtur ato “përralla që nuk ekzistojnë”.

“Kur pashë ato lajme, mbeta pa fjalë. U bë një përrallë që nuk ekzistonte. Ishte thjesht një rastësi, po haja drekë me shoqërinë. Ky djalë kishte lidhje me restorantin dhe më pyeti pse e lashë emisionin. Nuk kam qenë në Vlorë me këtë djalë. Ishin shumë arsye, disa edhe personale. U bënë disa gjëra që më bënë të hiqja dorë. U trajtua pak ndryshe nga e vërteta. Nuk jam pishman. E shkurtër, por e lezetshme,” – tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Loredana për fansin që e puthi: E mora si fëmijë, por ai duhej të kërkonte falje appeared first on Sinjali.