Lukoil do t’i shesë pronat e saj jashtë vendit, ka marrë ofertë nga Grupit Gunvor

Prodhuesi rus i naftës Lukoil njoftoi sot se ka pranuar një ofertë nga tregtari i energjisë Gunvor Group për të blerë njësinë e saj ndërkombëtare Lukoil International, thuhet në njoftimin e kompanisë, transmeton Portalb.mk. Kompania, e cila së bashku me degët e saj ndërkombëtare i është nënshtruar sanksioneve për shkak të luftës në Ukrainë, tha […]

Lukoil do t’i shesë pronat e saj jashtë vendit, ka marrë ofertë nga Grupit Gunvor
Foto: Lukoil

Prodhuesi rus i naftës Lukoil njoftoi sot se ka pranuar një ofertë nga tregtari i energjisë Gunvor Group për të blerë njësinë e saj ndërkombëtare Lukoil International, thuhet në njoftimin e kompanisë, transmeton Portalb.mk.

Kompania, e cila së bashku me degët e saj ndërkombëtare i është nënshtruar sanksioneve për shkak të luftës në Ukrainë, tha se kushtet kryesore të transaksionit ishin rënë dakord paraprakisht, ndërsa Lukoil e kishte pranuar ofertën dhe ishte zotuar të mos negocionte me blerës të tjerë potencialë.

“Përfundimi i marrëveshjes së transaksionit detyrues përfshin gjithashtu marrjen e një licence nga Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së nga blerësi, si dhe të gjitha licencat, lejet dhe autorizimet e tjera të zbatueshme në juridiksione të tjera. Nëse është e nevojshme, palët planifikojnë të aplikojnë për një zgjatje të licencës ekzistuese OFAC dhe çdo licence shtesë për të siguruar funksionimin e qetë të degëve ndërkombëtare dhe shërbimin e tyre bankar për periudhën deri në përfundimin e transaksionit”, thuhet në njoftimin e Lukoilit.