Lushtaku i bindur: Do të ketë zgjedhje të reja

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është shprehur i bindur që vendi do të shkojë në zgjedhje të reja. Ai teksa hynte në Kuvendin e Kosovës aty ku pritet që të votohet Qeveria e re, tha se vendi po përballet me një zhgënjim të madh, dhe se përveç krizës politike, është krijuar edhe një pasiguri për

Lushtaku i bindur: Do të ketë zgjedhje të reja
Lushtaku i bindur: Do të ketë zgjedhje të reja

Lushtaku i bindur: Do të ketë zgjedhje të reja

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është shprehur i bindur që vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Ai teksa hynte në Kuvendin e Kosovës aty ku pritet që të votohet Qeveria e re, tha se vendi po përballet me një zhgënjim të madh, dhe se përveç krizës politike, është krijuar edhe një pasiguri për vendin.

“Deri më tani nuk jam i informuar që ka ndonjë thirrje nga partia e parë, kam dëgju fjalë por nuk e di se për kë është bërë fjalë. Po më vjen keq për juve si gazetar edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, po shihet qe Kosova do të zhvilloj katër palë zgjedhje brenda një viti, kjo tregon që kemi një krizë institucionale dhe një dështim politik dhe fatkeqësisht sjell një rezultat me dëme milionëshe për vendin, sigurisht një zhgënjim të madh për vendin. Kjo krizë politike nuk është vetëm krizë politike por edhe krizë institucionale dhe ka kriju një pasiguri të madhe për vendin”, tha ai.

Më tej  ai theksoi se “Ka vetëm një adresë ky zhgënjim dhe egoizëm i madh dhe ky autoterizëm i madh dhe është emri i Albin Kurtit dhe sigurisht është një zhgënjim i madh. Ne kemi dhënë fjalën që nuk do të krijojmë qeverinë sepse nuk i kemi numrat  por ka qenë përgjegjësia e partisë të parë dhe kjo krizë është fal saj”./Ekonomia Online