Luzerni centralizon administratën: 2000 punonjës në një ndërtesë të re

Luzerni centralizon administratën: 2000 punonjës në një ndërtesë të re
Rreth 30 njësi administrativerr të kantonit janë zhvendosur në Emmen, në një objekt që synon të ulë shpenzimet dhe të përmirësojë bashkëpunimin mes institucioneve.
Kantoni i Luzernit ka inauguruar ndërtesën e re administrative në Emmen, ku në të ardhmen do të punojnë rreth 2000 punonjës nga afro 30 njësi të ndryshme institucionale, përcjell albinfo.ch.
Projekti ka kushtuar rreth 192 milionë franga dhe pritet t’i kursejë kantonit afërsisht nëntë milionë franga në vit, kryesisht përmes eliminimit të qirave dhe lehtësimit të bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve.
Në ndërtesën e re janë paraparë vetëm 1200 vende pune për 2000 punonjës, duke u mbështetur në punën me orar të pjesshëm dhe mundësinë e punës nga shtëpia.
Një çështje që ka shkaktuar diskutime është mungesa e parkingjeve për veturat private. Objekti ka vetëm 66 vende parkimi për automjetet zyrtare dhe të shërbimit. Autoritetet e arsyetojnë këtë vendim me lidhjet e mira të zonës me autobusë dhe tren, si dhe me synimin për të nxitur transportin publik./Albinfo.ch
The post Luzerni centralizon administratën: 2000 punonjës në një ndërtesë të re appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



