Maqedonci shefes së operacioneve të NATO-s: Vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën, kërcënim për stabilitetin

Welcome to Kosova Today

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, ka takuar sot Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni per Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe. Ministri Maqedonci thotë se e ka njoftuar me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen. “Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen […]

Maqedonci shefes së operacioneve të NATO-s: Vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën, kërcënim për stabilitetin
maqedonci-shefes-se-operacioneve-te-nato-s:-vendosja-e-trupave-ushtarake-serbe-perreth-kufirit-me-kosoven,-kercenim-per-stabilitetin

maqedonci-shefes-se-operacioneve-te-nato-s:-vendosja-e-trupave-ushtarake-serbe-perreth-kufirit-me-kosoven,-kercenim-per-stabilitetin

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, ka takuar sot Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni per Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Ministri Maqedonci thotë se e ka njoftuar me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

“Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë, dhe theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, tha Maqedonci përmes një postimi në Facebook.

Tutje, thotë “Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT)”.

“Ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofroj kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, tha ai.

Situata në Kosovë, për momentin, është e qetë, por mbetet e brishtë, vlerësoi para pak javësh misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha javë më herët se “njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën” dhe publikoi, siç pretendoi, pamje të tyre.

KFOR-i tha se ka një prani fleksibël dhe të dukshme në mbarë Kosovën – gjë që i mundëson misionit të tyre të monitorojë nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë dhe t’iu përgjigjet të gjitha situatave që ndikojnë në një mjedis të sigurt.

Në bazë të një marrëveshjeje me KFOR-in, Policia e Kosovës mund të patrullojë në kufirin me Serbinë deri në një kilometër afër vijës ndarëse. Forcat e Armatosura të Serbisë, po ashtu, duhet ta informojnë KFOR-in nëse njësitë e tyre afrohen më afër se 1 kilometër nga kufiri me Kosovën./Reporteri.net/.

Sisteme Online Programime
Programing Online