Maqedoni e Veriut: 7 ditë zie kombëtare për tragjedinë në Koçan
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur 7 ditë zie kombëtare, pas tragjedisë në Koçan, ku kanë humbur jetën 59 persona dhe janë plagosur 155 të tjerë. “Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda […] The post Maqedoni e Veriut: 7 ditë zie kombëtare për tragjedinë në Koçan appeared first on Albinfo.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur 7 ditë zie kombëtare, pas tragjedisë në Koçan, ku kanë humbur jetën 59 persona dhe janë plagosur 155 të tjerë.
“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, transmeton albinfo.ch.
Tutje, në seancë u mor vendim që Inspektorati Shtetëror i Tregut të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme në objektet hotelierike në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut dhe me konstatime të dilet në ditët e ardhshme. Ndër të tjera është marrrë vendim që qeveria mori vendim për aktivizimin e mekanizmit për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare.
Ndryshe, sipas informacioneve zyrtare, 59 persona humbën jetën e 155 të tjerë u lënduan rëndë në zjarrin që përfshiu diskotekën. Autoritetet maqedonase i kanë ndaluar 15 persona si të dyshuar për rastin. Trupat e viktimave janë tërhequr nga vendi ku ndodhi zjarri, derisa po bëhet identifikimi i tyre.
The post Maqedoni e Veriut: 7 ditë zie kombëtare për tragjedinë në Koçan appeared first on Albinfo.