Marrëveshja me Eman Rrahmanin, Hamza flet për pikëpamjet e PDK-së rreth Kodit Civil

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur rreth Kodit Civil pasi njoftoi për një marrëveshje koalicioni me Listën për Familjen, e cila kundërshton një nen të Projektkodit Civil që lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë. Hamza tha se PDK-ja nuk ka politika diskriminuese dhe se mbështesin familjen “në aspektin social” dhe atë “të

Marrëveshja me Eman Rrahmanin, Hamza flet për pikëpamjet e PDK-së rreth Kodit Civil
Marrëveshja me Eman Rrahmanin, Hamza flet për pikëpamjet e PDK-së rreth Kodit Civil

Marrëveshja me Eman Rrahmanin, Hamza flet për pikëpamjet e PDK-së rreth Kodit Civil

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur rreth Kodit Civil pasi njoftoi për një marrëveshje koalicioni me Listën për Familjen, e cila kundërshton një nen të Projektkodit Civil që lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.

Hamza tha se PDK-ja nuk ka politika diskriminuese dhe se mbështesin familjen “në aspektin social” dhe atë “të organizimit”.

“Kemi një numër të madh të ligjeve, një prej tyre i rëndësishëm është edhe Kodi Civil dhe atë të mos e reduktojmë në një nen apo në një pikë. Ne kemi një marrëveshje, ndërsa për çështje të tjera specifike që mund të vijnë në të ardhmen ne normalisht që e mbështesim familjen edhe në aspektin social edhe në aspektin e organizimit dhe të gjitha tjerat”.

Hamza tha se si PDK nuk kanë politika diskriminuese.

“Gjithçka brenda Kushtetutës dhe gjithçka brenda rregullave dhe normalisht duke e respektuar edhe çështjen e familjes”.

Ndërkaq, Eman Rrahmani tha se nuk kanë ndryshim të qëndrimit për këtë çështje.