Matoshi e prekur nga vdek*ja e aktorit Lulzim Rexha: Më ka trishtuar thellë lajmi për humbjen tande
Aktorja Adriana Matoshi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut të saj, Lulzim Rexha. Në një story në Facebook, ajo ka thënë se lajmi për vdekjen e Rexhës e ka trishtuar, dhe kjo është një dhimbje e madhe për të dhe të tjerët. “Më ka trishtuar thellë lajmi për humbjen tande, Lul. Ishte një koleg
Aktorja Adriana Matoshi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut të saj, Lulzim Rexha.
Në një story në Facebook, ajo ka thënë se lajmi për vdekjen e Rexhës e ka trishtuar, dhe kjo është një dhimbje e madhe për të dhe të tjerët.
“Më ka trishtuar thellë lajmi për humbjen tande, Lul. Ishte një koleg i jashtëzakonshëm, kjo humbje është shumë e dhimbshme për të gjithë ne,dhe nuk ka fjalë që mund ta ngushëllojnë këtë dhimbje të thellë”.
“Në këtë moment të vështirë lutjet e mia janë për familjen e Lulit dhe kolegët tanë. Prehu në paqe shpirti ma i bukur i të gjithë neve”, ka thënë Matoshi.
Rexha ishte diagnostikuar me kancer dhe ishte trajtuar në një klinikë në Gjermani. Aktori kosovar ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, teatrale por edhe aktivitete të ndryshme publike.
Detajet për ceremoninë e varrimit akoma nuk janë bërë të ditura